Ish shefi i SHIK-ut dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që nga nëntori gjendet i burgosur në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, ku ndër tjerash akuzohet edhe për vrasjet e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndaj SHIK-ut në Kosovë ka pasur vazhdimisht akuza se qëndron prapa vrasjeve politike në Kosovë.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, si dëshmi ndaj Kadri Veselit do të përdoret edhe raporti i KFOR-it, i cili kishte dhënë detaje shokuese për SHIK-un.

“Në gjykimin ndaj Kadri Veselit, si bazë e akuzës ndaj tij do të shërbej edhe raporti i KFOR-it të vitit 2004, raport i cili flet mjaft qartë për mënyrën e financimit të SHIK-ut, dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë nga kjo organizatë”, thotë Mehmet i për “Bota sot”.

Image

Faton MehmetiFOTO GALERI

Sipas tij, në Gjykatën Speciale do të zbulohet fytyra e vërtetë e SHIK-ut.

“Shto këtu edhe dëshmitarët në këtë proces, të cilët do të shpërfaqin fytyrën e vërtetë të kësaj organizate. Kadri Veseli, e dhe nëse nuk ka dhënë urdhër për asnjë vrasje politike, nëse zbulohet se njerëz të SHIK-ut i kanë bërë ato, atëherë përgjegjësia i bie atij si kreu i kësaj organizate”, thekson Mehmeti.

Për fund, Mehmeti deklaron se njerëzit e SHIK-ut vazhdojnë të jenë ende aktiv në skenën politike në Kosovë.

“Do të ishte në interes të Kosovës, të familjarëve të të vrarëve që të del e vërteta në shesh, por edhe që kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë, që ka mbetur si plagë nga e cila Kosova po lëngon tash e 20 vjet. Pritet që edhe SHIK-u të hetohet, ndonëse nuk besoj e akoma SHIK-u funksionon tani si para 20 viteve, megjithëse njerëzit e saj janë njerëzit mbi politikën, dhe që diktojnë jetën politike dhe publike në Kosovë. në një farë mënyrë SHIK-u akoma është prezent, por jo në organizim si para 20 viteve”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu