Historiani serb, Millan St. Protic, ka thënë se presidenti i Serbisë Vuciq është një njeri i prapambetur, prandaj nuk e njeh Republikën e Kosovës

Protiq ka thënë se tregimi për Kosovën “është i pasinqertë, dyfytyrësh dhe malicioz” dhe është i gatshëm që “të vërë bast se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka lexuar asnjë vepër të Max Weberit”, i tha të përjavshmes së Beogradit NIN.

“Dikush me vetëdije i mban peng me dekada ata fëmijë fatkëqij serbë, ata varfanjakë sakatë nën lumin Ibër, të rrethuar me tela gjemborë, vetëm pse ata fëmijë iu shërbejnë si argument kryesor se Kosova është serbe, edhe pse e dinë se nuk është”, i tha Protiq kësaj të përjavshmeje.

Siç është shprehur ai, “ata nuk japin as pesë para për atë se si jetojnë ata fëmijë dhe, nëse më pyetni mua, kaherë është dashur të thirren ata njerëz që bashkë me fëmijët të vijnë në Serbi”.

Sipas fjalëve të tij, “kjo është pjesa më e prapambetur e Europës, e cila nudk do të emancipohet në 500 vjetët e ardhshme”.

“Por jo, kjo Kosovë edhe më tutje do të jetë obsesion ynë, edhe më tutje do t’i mbajmë fëmijët atje si pengje, që nga Mitrovica Veriore të krijojmë Sajgonin përplot kapadainj dhe kriminelë, ku bota e ndershme nuk ka kurrfarë mundësie për jetesë normale”, ka thënë Protic.

Ai ka thënë se sa herë kemi dëgjuar nga Vuçiqi të thirret në Maks Veberin, ndërsa shprehet i gatshëm të vë bast se Vuçiqi “nuk ka lexuar as edhe një të vetmen libër të tij”.

Ai njihet më së shumti në disiplinat humaniste për definicionin e shtetit. Ai thotë – shtet është territori i caktuar, populli në atë territor dhe pushteti mbi atë popull dhe atë territor. Pushtetin e përkufizon si monopol mbi forcën fizike”, sqaron Protiq.

Sipas fjalëve të tij, sikur ky definicion i shtetit të aplikohej në Kosovë “ajo do të ishte shtet”.

“Territori, populli dhe pushteti. A i ka këto Kosova? Sikur Vuçiqi njëmend të ishte veberist, ai do të ishte i detyruar ta pranojë Kosovën. Kaq për mosdijen e gjysmëintelektualizmin e tij”, është shprehur Protic. /koha

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu