Përfaqësuesja U-21 e Kosovës do të përballet për herë të parë me të rinjtë e Austrisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2021’.

Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Austrisë ka publikuar listën e të ftuarve të Austrisë U-21 për ndeshjet me Kosovën U-21 dhe Hungarinë U-21.

Image

Trajneri Werner Gregoritsch pavarësisht se më parë ka pasur në dispozicion futbollistë shqiptarë, kjo nuk do të ndodhë edhe kësaj radhe.

Ndryshe, Austria zë vendin e dytë me nëntë pikë në grup, kurse Kosova ka tri pikë më pak në vendin e tretë.

Ndeshja në fajlë zhvillohet të premten e 15 nëntorit nga ora 18:00 në ‘Josko Arena’.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu