Aktualisht PDK është pa kryetar të saj, me ushtrues detyre, dhe kjo natyrisht se përbën goditje për këtë forcë politike.

Aktualisht brenda në PDK janë tri grupacione, të cilat po mundohen të marrin kontrollin e partisë, tashmë që lideri historik i saj dhe kryetari aktual i saj janë në burg.

Grupacioni i parë, klani i Hashim Thaçit që përmbahet kryesisht nga Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, Sami Lushtaku si dhe Vlora Çitaku, në anën tjetër klani i Kadri Veselit që përbehet kryesisht nga gjeneratat më të reja si Uran Ismaili, Memli Krasniqi etj, si dhe një klan tjetër që përbehet nga Xhavit Haliti, Shukri Buja, dhe figura të tjera të shkëputura në një farë mënyre nga kjo parti.

Derisa të dy grupet, ai i Hashimit dhe Kadri Veselit janë më të përafërta më qëndrime për shkak se çdo ndarje do bënte që të dyja të humbasin, grupacioni i tretë që dëshiron të rikthehet në gjenezë të themeluesve të kësaj partie, duket se po shfrytëzon rastin për të diktuar rrjedhat politike në këtë parti.

Përçarjet brenda PDK-së pritet të dalin në pah në momentin e zgjedhjes së presidentit të vendit, me PDK që shihet si favorite për të marr këtë post dhe për të hyr në qeveri.

Derisa Vlora Çitaku shihet si e preferuar nga krahu i Hashimit, i cili mbështetet edhe nga grupacioni i Kadri Veselit, duket se një gjë e tillë nuk pranohet nga grupacioni i Xhavit Halitit që kërkojnë për këtë post dike nga themeluesit e saj.

Ujërat janë turbulluar brenda PDK, edhe pse akoma po kujdesën që në publik të mos dalin mospajtimet, e të cilat rezultuan me shtyrjen e mbledhjes së kryesisë para 2 javësh, nga mos pajtimet brenda tyre.

Uji që po vlon në tenxheren e PDK, pritet t’i del tymi në prag të zgjedhjes së presidentit të vendit, me interesat e mëdha për të kontrolluar këtë parti, duke shtrirë ndikimin në kupolën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu