Komuna e Prizrenit tashmë ka filluar përgatitjen për ta dekoruar qytetin për festat e fundvititi. Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit ka ndarë shumën e njëjtë për projektin e dekorimin të  qytetit për festat e fundvitit në vlerë prej 30.000 euro

“Furnizimi dhe vendosja e Bredhit. Bredhi duhet të jetë i dedikuar për vende publike me lartësi 10m, diameter ne pjesen e poshtme 6m, nga materiali i celikut, drurit dhe plastikes.

Në sipërfaqe të vishet me elemente dekorative ndriçuese (elektrike), sipas planeve detaje dhe kërkesës së organit mbikëqyrës”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Tani procesi është në pranimin e ofertave nga kompanitë e interesuara për ta dekoruar qytetin e Prizrenit dhe që kanë afat t’i dorëzojnë deri më 30 nëntor thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik./gp

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu