Kalimi i një sistemi frontal gjatë natës, pritet të sjell reshje lokale të dobëta shiu, e në zona më të larta malore mundësi edhe për reshje bore. Pas mesnate reshjet pushojnë e ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me vransira, e ditën e enjte me kthjellime.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie të lehtë përreth vlerave mesatare, me tendencë që në fundjavë të zbresin tutje, me minimale edhe nën 0C.

Kushtet meteorologjike paksa më dinamike, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, pritet të përmirësojnë pak cilësinë e ajrit, ku indeksi i cilësisë së ajrit parashihet të zbres edhe përreth vlerave mesatare, vende-vende edhe në të mjaftueshme, mirëpo orëve të mbrëmjes sërish mund të rritet në vlera të dobëta.

18.11.2020 – Kryesisht me vransira, pasdite vende-vende intervale të shkurta me diell. Nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 12C, e në vise malore 2C deri 6C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 1.

19.11.2020 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Ditën kthjellime me intervale më të gjata me diell. Temperaturat në vise të ulëta 1C deri 11C, e në vise malore -1C deri 8C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s. Indeksi UV: 2. Ne zonat malore priten reshje bore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu