Lëvizja “Vatra” në Gjilan, ka nderuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, me çmimin “Dembeli i artë”.

Sipas kësaj lëvizje kjo medalje i akordohet z.Hazirit me motivacionin se ai po bënë menagjim katastrofal në Komunën e Gjilanit, po neglizhon problemet të furnizimit me ujë e gjithashtu edhe mosmarrjen e punëve të Gjilanit, por vetëm të Prishtinës.

LQV, ka theksuar duke shpresur se ky çmim ta kthjellë sakopak z.Hazirin për mandatin e mbetur.

“Me rastin e fundvitit, LQV “dekoron” kryetarin e Gjilanit me medaljen Dembeli i Artë. Kjo medalje i akordohet z. Hazirit me motivacionin për:

  1. menagjimin katastrofal të Komunës së Gjilanit
  2. neglizhimin total të problemit të furnizimit me ujë
  3. mosmarrjen me punët e Gjilanit, por vetëm të Prishtinës; plus shumë dështime tjera të cilat po ti numëronim një nga një do ta zinte viti i ri 2021.

Urojmë që ky çmim sadopak ta kthjellë z. Hazirin për mandatin e mbetur”, thuhet në njoftimin e LQV.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu