Shërbimi Korrektues i Kosovës në Dubravë ka parandaluar futjen e lëndëve narkotike të llojit “Marijuan”.

Një familjar ka tentuar ta fus drogën brenda objektit të burgut përmes një pallto, por kjo është kuptuar nga oficerët korrektues, shkruan Reporteri.net.

Rreth këtij rasti, është iniciuar rast ndaj një familjari të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QK Dubravë

Sot rreth orës ‪‪15:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në rroba , kanë arritur ta parandalojnë futjen e subestances së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar subëstancën e dyshuar narkotike, i dënuari i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu