Leon Spinks, boksieri që tronditi botën duke mundur Muhammad Ali për titullin e peshave të rënda në 1978-ën, është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeç të premten, siç ka bërë të ditur Firm PR, kompania që e përfaqësonte.

Spinks, i cili vuante prej pesë vitesh nga kanceri i prostatës ka qenë me gruan e tij, Brenda Glur Spinks, dhe disa pjesëtarë të familjes në momentin e vdekjes.

Spinks u tërhoq nga boksi në 1995-ën me një rekord 26-17-3 dhe 14 nokaute. Në 2017-ën, ai u bë pjesë e Hollit të Famës. 

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu