Skuadra angleze, Manchester United, ka dërguar përfaqësues për ta vëzhguar sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, gjatë ndeshjes midis Kosovës dhe Anglisë.
Muriqi i është bashkuar Fenerbahçes për 3.5 milionë euro, por vlera e tij është duke u rritur vazhdimisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij, shkruan Goal.
Kujtojmë se Muriqi ka shënuar gol edhe gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki e cila po zhvillohej për t’u kualifikuar për Euro 2020.