Detaje të rënda dalin në dritë nga kr-imi i trefishtë që tro-nditi ditën e djeshme Klosin dhe të gjithë opinionin publik, ku Sali Dakuci ka vr-arë me ar-më zjarri vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, nipin e më pas veten.

Kr-imi mak-abër në fshatin Xibër kishte si zanafillë të sherrit një gardh që ndante dy banesat e vëllezërve Dakuci. “Balkanweb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një dëshmi tron-ditëse të motrës së vik-timave, Life.

Kjo e fundit kishte udhëtuar nga Manza e Durrësit, ku ishte martuar, drejt Klosit, për të vizituar babain e sëmurë, 85 vjeç. Mes lotësh dhe në gjendje të rëndë psikologjike, Lifja tregoi se e gjithë ngjarja e rëndë kishte ndodhur për afro 20 minuta, ku 3 njerëz nga familja e saj mbetën të vr-arë për ca drurë gardhi. Ajo pohoi se kishte dëgjuar dy vëllezërit e saj teksa debatonin me njëri-tjetrin dhe pasi kishte ndërhyrë u kishte thënë: “Mos u zini për gardhin, ejani se keni babain sëmurë”. Ndër të tjera ajo ka treguar të gjithë dinamikën e asaj që ka ndodhur, ku si fillim i vr-arë mbeti Kujtimi, pastaj nipi i saj, Flogerti dhe më pas Saliu, autori i kr-imit, vrau veten:

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thashë: Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë, pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë ar-me. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë: ça bërë?. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij . Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gj-ak dhe pa shenja jete. Kishte që-lluar veten me plumb në kokë.”

Burimi: Balkanweb

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu