Një banesë është kapluar nga zjarri mesditën e së premtës në Vushtrri.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Bajrush Kosumi, ka bërë të ditur se një grua e moshuar është shpëtuar nga ekipi i zjarrfikësve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kosumi ka thënë se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm për Komunën e Vushtrrisë.

Ndërkohë,Reporteri ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ku zëdhënësi Avni Zahiti ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit tashmë kanë lokalizuar zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan djegien e banesës.

Postimi i plotë

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu