Një mjek nga St. Louisi ka xhiruar një video e cila parqet atër që shohin njerëzve të cilët vdesin nga Covidi për të tërhequr vërejtjen për vënien e maskave dhe mbajtjen e distancës.

– Kështu duket kur merrni frymë 40 herë në minutë, kur nivelin e oksigjenit e keni dukshëm nën 80 – thuhet në videon që tregon mjekun Kenneth Remy duke stimuluar inkubimin e një pacienti dhe duke shtuar: – Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës tuaj të mos duken kështu. Sepse do ta shihni këtë në fund të jetës tuaj nëse nuk fillojmë të mbajmë maska ​​në publik.

Në video, ai shprehet se sëmundja është e rrezikshme dhe vëren se ajo që panë në video është ajo që njerëzit që sëmuren nga sëmundja Covidi do të shohin në momentet e fundit të jetës.

Remy u tha mediave lokale se ka incizuar videon për të ndikuar tek ata që refuzojnë të mbajnë maska ​​sepse besojnë se kjo është kufizim i lirive të tyre. 

“Liritë tuaja personale nuk do të thonë asgjë për ju kur t’ju intuboj dhe pastaj të vdisni,” tha mjeku, sipas Independentit. 

Shteti nga vjen Remy është Misuri, i cili aktualisht shënon më shumë se 4,000 raste në ditë. Që nga fillimi i pandemisë, ky shteti amerikan ka shënuar më shumë se 279,000 teste pozitive dhe të paktën 3,750 vdekje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu