Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot mori pjesë në konferencën ”Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, për të cilën tha se kjo është një konferencë me një temë tejet të dhimbshme për Kosovën, pra për historinë më të re të saj dhe në një kohë të veçantë për qytetarët tanë.

”Sot, në kohën kur ne po diskutojmë për trajtimin dhe ndërmarrjen e veprimeve për rehabilitimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, fatkeqësisht shkaktarët e kësaj dhune gjenden ende të lirë dhe të pa dënuar, tani e 20 vite, madje në vend të kërkim faljes ata sot nisur nga mendësia e vjetër e tyre dhe prej se cilës nuk po arrijnë të zhveshën, vazhdojnë me kërcënime nga më të ndryshmet, duke e luftuar çdo ditë politikisht Kosovën”, ka thënë ministri Reçica.

Reçica gjithashtu tha se, sjellja e përgjegjësve të kësaj dhune duhet të shërbejë për ne dhe drejtësinë ndërkombëtare, se kryesitë e vërtetë të krimeve në Kosovë, dhunuesit që shkaktuan këto plagë të vihen para drejtësisë dhe që sado pak të mbijetuarat e kësaj dhune të kenë satisfaksion.

Ministri Reçica po ashtu tha se, ne si qeveri dhe si shtet e kemi obligim që të ngrisim zërin dhe të kërkojmë dënim për të gjithë kryesit e këtyre veprave kriminale, ndërsa në anën tjetër ne duhet të punojmë edhe më shumë që viktimave të dhunës t’u ofrojmë mbështetje edhe më të madhe institucionale, duke filluar nga mbështetja financiare, shëndetësore, rehabilitimin e tyre dhe ndihmë në luftimin e stigmës e cila po i përcjellë viktimat e dhunës seksuale në vend.

”Si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në mandatin e kaluar jam angazhuar që tu njihet e drejta e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës dhe këtë e kemi bërë përmes themelimit të komisionit qeveritar, por sigurisht që kjo nuk mjafton, prandaj ne duhet të bëjmë edhe më shumë për përmirësimin e jetës së kësaj kategorie të respektuar dhe duhet t’ua bëjmë të mundur që sa më lehtë të bëhen pjesë integrale në shoqëri”.

Në fund të fjalës së tij, Reçica tha se, përkushtimi dhe angazhimi i tij si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, nuk do të mungojë me qëllim që kjo kategori e respektuar të jetë plotësisht e integruar në shoqëri dhe në çdo segment të jetës, përfshi këtu edhe tregun e punës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu