Qeveria Kurti ka marrë vendim që t’i izolojë tri komuna, Vitinë, Klinën dhe Malishevën pasi u shfaqen persona të infektuar nga virusi vdekjeprurës. Tre kryetarët e këtyre komunave kanë deklaruar se kanë nevojë për më shumë ndihma për ta luftuar koronavirusin.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nga dita e martë ose e mërkurë përfundojnë procedurat për furnizimin e komunave të izoluara me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.

Ministri Vitia ka thënë se janë në takim dhe do të koordinohen që gjatë javës së ardhshme, sipas tij, në ditën e martë apo të mërkurë, të përfundojnë procedurat për furnizimin e komunave të Kosovës me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.

Vitia ka thënë se kanë marrë 400 mijë euro nga qeveria dhe do të marrin më shumë veprime në ditët në vijim.

“Nuk e di, gjatë javës, të martën ose të mërkurën pritet me përfundu procedura tjetër me 400 mijë euro që i kemi marrë nga qeveria dhe gjatë javës do të marrin materiale shtesë edhe jo vetëm në këto komuna, por në të gjitha komunat tjera”, ka thënë Arben Vitia për Gazetën Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se komunat e izoluara janë furnizuar me materialet të cilat kanë qenë në dispozicion.

“Ka me marrë më shumë veprime ministria, kjo është arsyeja pse po takohemi me u koordinua sa më shumë. Për momentin ato janë materialet që i kemi pas në dispozicion edhe ju kemi dërguar”, ka thënë Vitia.

Në Kosovë deri më tani janë të infektuar pesë persona me koronavirus, qindra të tjera janë testuar, por kanë rezultuar se nuk janë të infektuar nga ky virus.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu