Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi ka reaguar pas aksionit policor, ku nën pranga përfunduan tetë zyrtarë policorë, e për të cilët Sinjali raportoi mëngjesin e sotëm ekskluzivisht.

Selimi ka përgëzuar Prokurorinë e Policinë teksa i ka inkurajuar këto dy institucione që hetimin ta çojnë deri në fund.

 “Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit” , ka shkruar Selimi.

Ndryshe sot Inspektorati i Policisë në bashkëpunim me policinë organizuan një aksion që epilog pati prangosjen e tetë zyrtarëve policorë.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, shit-blerje të drogës etj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu