Me shpresën maksimale se do të vazhdojë kështu edhe në ndeshjet ndërkombëtare për Kosovës, sidomos ato dy të fundit dhe vendimtaret për kualifikimin tonë në EURO, gjithmonë duke mos llogaritur ndeshjet e “Play-Off’it” në Ligën e Kombeve.

Fjala është për Milot Rashicën, i cili sonte ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Werder Bremen, shkruan GazetaBlic.Werderi shënoi fitore bindëse 4-1 ndaj Heidenheim, për t’u kualifikuar kështu në raundin e 1/8-ës së finales në DFB Pokal, kompeticionin ku edhe në edicionin e kaluar e tha fjalën kryesore, por që për një lëvizje fati nuk preku dot finalen e madhe.

Ylli i Kosovës shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e gjashtë, derisa performanca e jashtëzakonshme në vazhdim të saj, padyshim se ka lënë gjurmë të pashlyeshme.Ai është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes, ndërsa ka qenë vetë anësori i kombëtares “verdhë e kaltër” që nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë informacion.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu