Grupi militant islamist al-Shabab ka sulmuar një bazë detare të përdorur nga forcat amerikane dhe ato keniane në rajonin bregor të Kenisë, Lamu.

Dëshmitarët kanë raportuar se dëgjuan të shtëna armësh dhe kanë parë shtëllunga të tymit të zi që dilnin nga Kampi Simba në fushën ajrore të Ishullit të Mandas.

Ushtria keniane tha që trupat kanë arritur që t’i zmbrapsin kryengritësit nga baza, shkruan BBC, përkthen PERISKOPI.

Al-Shababi ka lidhje me al-Qaedan dhe e ka bazën në vendin fqinj, Somali.

Ky grup ka bërë edhe të tjera sulme në rajon që nga formimi i tij një dekadë më herët. Më 28 dhjetor ata i vranë 80 njerëz pas bombardimeve në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Nga sulmi i sotëm thuhet të jenë vrarë katër njerëz.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu