Milani dhe Real Madridi planifikojnë shkëmbimin e lojtarëve në janar.

Real Madridi dhe Milani janë dy klube shumë të afërta me njëra tjetrën dhe shpesh herë kanë bërë transferime mes vete.
Rasti i fundit është ai i mbrojtësit francez Theo Hernandez që iu bashkua ‘Kuqezinjve’.

Dy klubet e mëdha evropiane janë duke planifikuar një shkëmbim të bujshëm edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll Suso nuk po arrin të ambientohet me skemën e re të trajnerit Giampaolo.

Ndërkohë me rikthimin e Zinedine Zidane në klub, hapësirat për Iscon janë minimizuar.

Krerët e dy skuadrave kanë biseduar për një shkëmbim të mundshëm të dy futbollistëve, Suso të transferohet në Real Madrid derisa Isco t’i bashkohet Milanit.

Përveç shkëmbimit të lojtarëve, Milani pritet që t’i derdhë edhe 10 milionët euro në arkat e Real Madridit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu