Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka treguar mbrëmë për herë të parë se çfarë do të donte të ndryshonte te vetja.

Si “defekt” të tij, ai e cilësoi besimin e madh që ka ndaj njerëzve.
Madje, duke u munduar që të shpjegojë se sa shumë iu beson njerëzve, Zeka e krahasoj veten edhe me lopë dhe qen.

“I vetmi send që dëshiroj me e ndryshu veten është se shumë iu besoj njerëzve. E kam shpirtin e kafshëve, dmth në përmasa të një kafshe besoj. Lopa beson që është tërthoja livazh dhe shkon padashje han tetelinë dhe e mbyt veten. Unë iu besoj shumë njerëzve edhe e kam defektin më të madh që s’mund ta heq. Kam lind kështu dhe kam me vdekë budallë i tillë. Por, e di njerëzit që dojnë me më lëndu paraprakisht, sepse e kam nuhatjen e qenit dhe shikimin e qenit dhe e kam parandjenjën shumë të madhe të zhvilluar brenda vetes. Bëj luftë çdo sekond me veten, por s’mund ta përmirësoj”, tha Zeka./gazetexpress

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu