“Ma lirë vetura, se sigurimi”, ankohet kështu një qytetarë kur merr vesh se për sigurimin e veturës së tij “Golf 2” do të paguaj rreth 30 euro më shtrenjtë.

Me vendimin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës për sigurimin e automjeteve qytetarët do të paguajnë 26.5 për qind më shumë se deri më tani.

Bazuar në to, varësisht nga grupi tarifor, qytetarët do të paguajnë nga 15 deri në 66 euro më tepër.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihen ndryshimet e çmimeve nga ato që kanë qenë deri më tani dhe sa do të jenë në të ardhmen.

Krejt kjo ka ardhur pasi Banka Qendrore e Kosovës i ka ndryshuar tarifat e sigurimit për kategoritë e automjeteve për pasagjerë.

Ky institucion ka njoftuar se nuk e ka miratuar kërkesën e kompanive të sigurimit për rritje prej 36 për qind.

Megjithatë, edhe vendimi i BQK-s nuk dallon shumë me kërkesat e kompanive.

Sipas vendimit të këtij institucioni, kompanitë duhet që rritjen ta përshtatin në bazë të shkallës së inflacionit prej vitit 2002 deri në vitin 2018, të matur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke zbritur normën e tatimit në qarkullim prej 5 për qind.

Kjo, nëse llogaritet del se qytetarët do të paguajnë 26.5 për qind më shtrenjtë se deri më tani.


Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu