Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të ngjiten sërish në ring, për të kontestuar titullin e botës në boks për peshat e rënda.

Dy boksierët e njohur kanë kryer të gjitha matjet dhe më 7 dhjetor pritet të jenë në ring për ndeshjen që do të zhvillohet në Arabi Saudite.

Ky meç, sipas kohës tonë lokale do të zhvillohet nga ora 21:00, te shtunen.

Në meçin e parë të zhvilluar në qershor, Ruiz kishte befasuar të gjithë, duke rrahur Joshuan, duke i marrë edhe titujt e botës në peshat e rënda.

Joshua në meçin e së shtunës është i vendosur të fitojë rripat e tij përsëri dhe është gati për një luftë të tretë me Ruiz vitin e ardhshëm.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu