Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli do të votojë në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Veseli, pritet që t’iu drejtohet kutive të votimit nga ora 9:00.Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi për media të PDK-së.

“Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, voton të dielën më 6 tetor në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, në ora 09:00″, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e ditës së nesërme rrjedhën si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit më 19 korrik, kjo për shkak se ai mori ftesë nga Gjykata Specile në Hagë për tu paraqitur si i dyshuar./Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu