Mbledhja e Qeverisë që filloi rreth tri orë me vonesë të mërkurën do të vazhdojë edhe të enjten.Votimi për masat e reja që u prezantuan nga kryeministri Hoti dhe një pjesë e kabinetit në konferencë sot po vazhdon ende meqë mbledhja është duke u mbajtur në mënyrë elektronike.
Antigona Baxhaku, drejtoreshë për informim në Zyrën e Kryeminsitrit, tha se nesër do të njoftohet nëse është votuar plani pa ndonjë ndryshim.

“Votimi vazhdon deri nesër, pasi që është online. Nesër ju njoftojmë nëse ka pasë ndryshime apo është votuar plani pa asnjë ndryshim. Deri tash nuk ka propozime për ndryshime”, thotë ajo për Klan.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu