Liverpooli siguroi një fitore jetike 2-1 ndaj Chelsea në Premier

League.Sadio Mane në këtë sfidë mori një goditje në gju dhe ka lënduar këmbën, raporton GazetaBlic.Mane ka shënuar gjashtë herë në të gjitha garat këtë sezon dhe ai është një nga lojtarët kyç të sulmit të Klopp.

Jurgen Klopp do të duhet të vlerësojë se kush hyn për të zëvendësuar yllin senegalez.Liverpooli përballet me MK Dons në Kupën Carabao të Mërkurën, përpara se të udhëtojë në Sheffield United për ndeshjen e së shtunës pasdite.

Xherdan Shaqiri pritet ta zëvendësojë Manen në sfidën ndaj MK Dons. Shaqiri është paraqitur kryesisht si zëvendësues gjatë kohës së tij në Anfield, duke bërë 34 paraqitje, duke shënuar gjashtë gola dhe duke regjistruar pesë asistime për skuadrën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu