Një fëmijë 1 vjeç është keqtrajtuar nga një dado e një çerdheje private në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur dje, dhe rasti është raportuar në Polici nga prindi i bebes.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Inspektorati i Arsimit ka marrë vendim që t’i ndërpresë veprimtarinë institucionit privat parashkollor ‘’Cambridge Kids’’ derisa ky institucion të pajiset me licencë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Koha Ditore”, drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.

“Kemi dhënë urdhër që institucioni ta ndërpresë veprimtarinë edukative derisa të sigurojë licencën për ta ushtruar këtë veprimtari. Tjera masa nuk janë në kompetencën tonë që të ndërmarrim”, ka thënë ai.

Sipas raportimeve, Cambridge Kids nuk kishte licensë për punë edhe pse ishte i regjistruar si biznes në ARBK.

Drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu ka thënë se ‘’Cambridge Kids’’ nuk kishte bërë kërkesë për licensim.

Policia sot ka arrestuar njërën nga edukatoret e këtij institucioni privat që shihet në video duke e keqtrajtuar një fëmijë. Të njëjtën ‘’Cambridge Kids’’ e ka përjashtuar një ditë më parë nga puna. Ky institucion nuk ka kthyer ende përgjigje se çfarë masash janë ndërmarrë ndaj edukatores tjetër e cila shihet duke e keqtrajtuar një tjetër fëmijë në këtë institucion parashkollor./reporteri

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu