Me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar disa ndryshime në pagat e qeveritarëve shkruan GazetaFlash24.

Sot është marrë vendimi që rrogat kabinetit qeveritar të ulen dhe 6 koordinatorët nacional të shkarkohen të gjithë duke lënë kështu qeverinë pa asnjë të tillë.

Paga e kryministrit sa ishte në mandatin e kalur 2950 ndërsa tani Albin Kurti ka pagë 1443 euro që do të thotë 1507 euro më pak se Haradinaj, që brenda një viti i bie 18 mijë e 84 euro ndërsa për një mandat 72 mijë e 336 euro.

Ndërsa pagat e ministrave janë zvogëluar nga 2000 mijë euro në 1270 euro.

Nga 504 mijë eurot e shpenzuara për pagat e ministrave, tani do harxhohen vetëm 228,600 euro.

Sa i përket zëvendëskryeministrave të qeverisë Haradinaj, ata paguheshin 2500 euro në muaj. Për një vit, nga arka e shtetit derdheshin 150,000 euro për pagat e zëvendëskryeminstrave

Avdullah Hoti dhe Haki Abazi paguhen me nga 1.356,3 euro. Kjo buxhetit të shtetit në vit i kushton 32.551,2 euro.

Për një mandat katër vjeçar të ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti, do shpenzohen 1 milion e 116 mijë e 604 euro e 80 centë, ndërsa për 25 muaj të qeverisjes së Haradinajt, 12 milionë e 600 mijë euro janë shpenzuar për paga të udhëheqësve institucional.

Më poshtë keni edhe llogaritjen dhe krahasueshmërinë në detaje në institutit GAP rreth pagave në një mandat të plotë të qeverisë kaluar dhe të tashmes.

Vendimi vlen deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat në Sektorin Publik./GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu