Shqipëria është duke kaluar momente tragjike pas tërmeteve të njëpasnjëshme.
Solidarizimi nuk ka munguar nga gjithë bota, shkruan Periskopi.
Futbollisti serb, Nemanja Matic mbrëmë ofroi mbështetje për Shqipërinë.
Mesfushori i Manchester United shkroi “Lutemi për Shqipërinë”
Postimi i befasoi shumë njerëz marrë parasysh se një futbollist i njohur serb publikoi mesazhin e mbështetjes me flamurin shqiptar.
Kurse, shqiptaret kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale që e kanë përshendentur këtë veprim dhe e kanë quajtur ‘legjendë’, yllin e njohur të Serbisë në futboll. /Periskopi/
Loading...