Situata me COVID-19 në Kosovë është përkeqësuar pasi vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar rekord i rasteve, gjithsej 728, shkruan GazetaBlic.Me këtë rast, Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka propozuar sot një varg masash për luftën kundër COvid-19. Ndër to, është edhe mbyllja e gastronimisë deri të hënën.
Por, me këtë paralajmërim nuk po pajtohen gastronomët, të cilët kanë thirrur edhe mbledhje urgjente.

“Ftojë gastronomët e Kosovës në mbledhje urgjente neser, 07.11.2020 ora 14:00 në zyret e shoqatës së gastronomëve të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për mbyllje tē Gastronomisë, që të diskutojmë për veprimet e mëtutjeshme për masat që do t’i ndërmarrim për të shprehur pakënaqësitë tona ndaj vendimeve të fundit të qeverisë. Është e pakuptimtë mbyllja e lokaleve të gastronomisë në Kosovë, përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur, sepse popullata po lëviz drejt shteteve fqinje dhe kjo nuk është zgjedhje adekuate në këtë situatë. Njëkohësisht mungesa e subvencioneve dhe përkrahja për biznese nga qeverija është shqetësuese dhe rëndon gjendjen ekonomike e financiare të gastronomëve”, thuhet në njoftim./GazetaBlic

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu