Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka kundërshtuar masat e reja shtrënguese të propozuara kundër përhapjes së koronavirusit.

Ahmeti, në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës që po mbahet online, i ka quajtur këto propozime si të panevojshme, duke thënë se nuk duhet të vendosen kufizime vetëm për kryeqytetin.

“Nuk jemi në pajtim me masat që duhan të ndërmerren në Prishtinë sepse duan ta ndajnë Prishtinën nga komunat tjera duke thënë se kemi numrin më të madh të rasteve. E kemi këtë numër, por edhe numrin e madh të testeve. Vetëm 2 javët e fundit janë testuar 12 mijë persona, ku 2 mijë prej tyre kanë dalë pozitivë. Këto masa janë të panevojshme dhe jo adekuate. Nuk mendojmë se duhet të ndahet Prishtina nga Fushë-Kosova apo Lipjani. Kritika e dytë ka qenë se po i shkaktojmë edhe një goditje bizneseve dhe sektorit privat”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, është propozuar që varësisht prej gjendjes me pandeminë, komunat në ndahen në tri zona.

“Në qytetet që janë në të gjelbër gastronomia mund të punojë deri në ora 20, në qytetet me ngjyrën e verdhë punohet deri në ora 17, dhe në ngjyrën e kuqe ndalohen puna, gati mbyllje totale, këtu lëvizjet brenda qyteteve lejohen, por ndalohen hyrje-daljet nga komunat”, ka shtuar Ahmeti.

Virusi ka prekur një numër të punonjësve të komunës. Sipas Ahmetit, aktualisht tre drejtorë janë të infektuar, kurse tre të tjerë e kanë kaluar këtë sëmundje./GazetaSinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu