Qeveria irlandeze pritet të miratojë gjobat e reja jo më pak se 300 paund për njerëzit që pijnë alkool në ambientet e jashtme.

Prej kohësh autoritetet kanë mbyllur lokalet për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, por duket se njerëzit kanë gjetur një zgjidhje tjetër.

Shqetësimet janë rritur në lidhje me numrin e madh të njerëzve që mblidhen për të pirë në qendra të ndryshme të qyteteve irlandeze gjatë fundjavës.

Pub-et në Republikën e Irlandës janë të mbyllura, por mund të shesin pije për t’i marrë me vete, ndërsa klientët nuk mund t’i konsumojnë ato nëse nuk ndodhen 100 metra nga ndërtesa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu