Qeveria e Kosovës pritet që sot të votoj masat e reja kundër koronavirusit.Ministria e Shëndetësisë ja ka propozuar masat e reja që duhet ndërmarr.
Gazeta ka arritur të siguroj masat e propozuara, që po priten të votohen nga Qeveria e Kosovës.Sa i përket gastronomisë, qendrave tregtare dhe hoteleritë, pritet të ndërmerren këto masa:

-Komunat me rrezik të ulët të infeksionit, nga 1 deri në 75 persona të infektuar në 100 mijë banorë brenda javës, që janë të kategorizuar me ngjryë të gjelbërt:

1.Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 19:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19

2.Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 19:00,përveç shërbimit” merr me vete” dhe“porosi me dërgesë”

-Kurse, komunat me rrezikshmëri mesatare të infeksionit prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100 mijë banorë, të kategorizuar me ngjyrë të verdhë, janë ndërmarr këto masa:

  1. Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 06:00 deri në ora 18:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19.
  2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim“merr me vete”dhe “porosi-dërgesë”.

Ndërsa, komunat me rrezik të lartë që nga mbi 150 të infektuar në 100 mijë banorë, janë të kategorizuar në zonën me ngjyrë të kuqe, do të merren këto masa:

  1. Puna e gastronomisë ndalohet përveç shërbimit“mere me vete”, “porosi me dërgesë”dhe“shërbimit për mysafirë të hotelit”
  2. Ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare
  3. Ndalohet shërbimi i tekstilit, teknikës së bardhë dhe të tjera në markete, me përjashtim të sektorit të produkteve ushqimore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu