Qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë parashihen të mos operojnë prej të martes së kësaj jave, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që pritet të hyjë në fuqi nesër.Ministria e Shëndetësisë pritet që sot gjatë ditës të publikojë masat e reja anti-Covid të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Në bazë të rasteve të fundit, MSh do të publikojë edhe renditjen e komunave në secilën zonë të rrezikshmërisë së përhapjes së COVID-19. Zonat do të ndahen në: të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër.Sipas Ministrisë, Prishtina dhe disa komuna të tjera ndodhen në “zonën e kuqe”.Kësisoj në Prishtinë, kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike do të lejohen po ashtu.

Gastronomisë do t’i ndalohet puna, përveç shërbimit “merr me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirët e hotelit”.Edhe qendrave tregtare do të ju ndalohet veprimtaria.

Institucionet publike dhe private do të punojnë vetëm me stafin esencial.Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer, ndërkaq nëse janë anëtarë të familjes do të lejohen tre pasagjerë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu