Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Itali ku kryefamiljari ka ekzekutuar gruan dhe ka qëlluar ndaj dy binjakëve dy vjeçarë të tyre teksa ishin duke fjetur.Më pas ai ka kthyer armën nga vetja dhe e ka shkrepur në kokë.
40 vjeçari Alberto Accastello, kreu masakrën në agim në shtëpinë e tij në Itali, kur mësoi se gruaja do ta linte për një burrë tjetër, raportonin mediat vendase.

Açastello qëlloi gruan e tij Barbara Gargano, 38 vjeçe, dhe dy binjakët 2-vjeçarë Alessandro e Aurora, si dhe qenin e shtëpisë, para se të vetëvritej duke u qëlluar në kokë.

Sulmi është kryer rreth orës 5 të mëngjesit ditën e hënë në shtëpinë e tyre pranë Carignano, në rajonin e Peimonte, rreth 20 km larg Torinos.Mjekët që erdhën në skenë dërguan me urgjencë fëmijët në spital por Alessandro vdiq gjatë rrugës, pasi ishte qëlluar teksa flinte në djepin e tij, konfirmoi mjeku ligjor Roberto Testi.Motra binjake e të voglit Aurora, është e mbijetuara e vetme e tragjedisë, por mbetet ende në gjendje të rëndë pasi është qëlluar në kokë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu