Para pak javësh bëri bujë sulmi fizik që Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij kishin bërë ndaj Haki Abazit të Lëvizjës Vetëvendosje, pas një debati të ashpër televiziv që kishin pasur, shkruan gazeta online veriu.info.

Kujtojmë që policia kishte intervistuar personat e përfshirë në këtë rrahje, kurse mediet kishin kontaktuar edhe personat tjerë që ishin pjesë e debatit nëse e kanë parë atë çfarë ka ndodhur.

Përfaqësuesi i PDK-së në këtë debat, Rexhep Hoti, kishte deklaruar se nuk ka qenë prezent në atë kohë.

“Nuk kam qenë prezent në atë kohë, nuk kam parë asgjë”, ka thënë shkurt Hoti për Insajderi.

Por video e publikuar sonte demanton keq Hotin e PDK-së, sepse në video shihet qartë që në momentin e sulmit fizik të Molliqajt ndaj Abazit, Hoti gjendet aty dhe tenton ta qetësojë situatën.

Më poshtë ju sjellim videon ku Hoti shihet qartë se është i pranishëm në momentin e përleshjes:

Rasti është duke u trajtuar nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore.

VIDEO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu