Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele (29 nëntor) në Argenta, ndërsa viktima është identifikuar si Gevis Muhaj 22 vjeç.

I riu nga Shqipëria ishte mekanik dhe punonte në një kompani në shtetin italian. Ai po udhëtonte me makinë për në shtëpi, kur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një pemë.

Makina perplaset me pemen3
Makina perplaset me pemen3
makina perplaset me pemen2
Makina perplaset me pemen1
makina perplaset me pemen

Përplasja e makinës tip “Ford Fiesta” me pemën ishte fatale, duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, Gevis Muhaj nuk arriti të mbijetonte. Madje, trupi i tij u nxor me vështirësi nga automjeti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu