Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai kërkuar Ministres së Bosnjës e Hercegovinës dhe ministrit të Serbisë që ta njohin Republikën e Kosovës.

Po ashtu ka bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike transmeton GazetaFlash24.net

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i kam kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin sa më parë Republikën e Kosovës !

Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Po ashtu, kemi bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike. Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu