Haziri: Nuk e ofendova Albinin, ai do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve.

Lutfi Haziri gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamnetare të 6 tetorit e thumboi jo pak Albin Kurtin ku e quante “Mr. Bean”.

“Edhe ky lideri tjetër që u ba si ‘Mr.Bean’ ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre.

Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit me ba me qytetarët”, kishte thënë Haziri në një nga tubimet e LDK-së.

Haziri të hënën mbrëma është pyetur nëse ka pasur për qëllim ta ofendoi Kurtin, por ka mohuar një gjë të tillë.

“Kurti paraqet një politikë të majtë në Kosovë. Nëse themi që është e kuqe, nuk është asnjë ofendim sepse lëvizjet e majta identifikohen si të tilla. Nuk ka të bëjë me komunizëm por e majtë.

Nuk është asnjë ofendim që nëse bëjmë krahasime për dikë që nuk ka njollë të zezë në karrierën e tij. Unë besoj që Kurti do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm i partive”, ka deklaruar ai në KTV.

“Nuk është tallje. Mr. Bean është i njohur për komeditë e tij për mënyrën se si sillet me seriozitet për komedinë që e bën. Nuk ka njolla tëzeza në profesionin e tij”, ka thënë Haziri.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu