Pas deklarimeve të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, se fillimisht “Trepça” duhet të bashkohet për t’u bashkuar pastaj Mitrovica, Lista Serbe ka porositur Kurtin se “populli serb dhe Lista Serbe kurrë nuk do të lejojnë të realizohen masat antiserbe, të paligjshme e të rrezikshme të Prishtinës dhe provokimin e konflikteve të luftës”.

Lista Serbe, e cila ka fituar të gjitha votat e serbëve në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, por edhe mbi 8 mijë vota në komunat shqiptare në jug të Kosovës, e ka pritur me pezëm deklaratën e kandidatit për kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se fillimisht duhet të bashkohen “Trepça” në veri dhe “Trepça” në jug për t’ia mundësuar pastaj bashkimin Mitrovicës.

Lista Serbe nëpërmes një komunikate dërguar medieve, të cilën e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, deklaratat e Kurtit i ka cilësuar si provokim i konflikteve luftarake.

Liderët serbë edhe më herët kanë deklaruar se Serbia do të bëjë luftë për “Trepçën” nëse tentohet të merret veriu i saj.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu