Zgjedhjet e 6 tetorit kanë shkaktuar termet zgjedhor e politik në Kosovë, me ç’rast partitë opozitare, LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur të renditen në dy vendet e para.

Tashmë fokusi kryesor është pikërisht në faktin se kush nga kandidatët e këtyre dy subjekteve politike, dhe jo vetëm, ka arritur ta fitoj nga një vend në Kuvendin e Kosovës.

04 Online nga burime të brendshme të LDK-së ka arritur që të siguroj listën preliminare të kandidatëve që potencialisht kanë fituar nga një vend në Kuvendin e Kosovës, listë e cila nuk është finale dhe deri në shpalljen e rezultateve mund të ndryshojë, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht, me post dhe ato të diasporës.

Si më poshtë paraqesim listën preliminare të kandidatëve të LDK-së që potencialisht njihen se kanë fituar nga një vend në Kuvendin e Kosovës:
Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdigjiku, Frashër Demaj, Shkëmbi Manaj, Avdullah Hoti, Arban Abrashi, Driton Selmanaj, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Fetah Rudi, Besian Mustafa, Armend Zemaj, Arben Gashi, Shkumbin Gashi, Hykmete Bajrami;
Besa Gaxherri, Fatmir Rexhepi, Lirije Kajtazi, Doruntina Maloku.

Nga ana tjetër, 04 Online ka mësuar se dy kandidatët për deputet nga Prizreni, Hatim Baxhaku dhe Xhavit Ukaj kanë potencial shumë të lartë që të jenë në mesin e kandidatëve që besohet se e kanë fituar nga një vend në Kuvendin e Kosovës, e po njëjtë besohet edhe për Valentina Bunjakun e Vlora Dumoshin. Për shkak të kuotës gjinore, besohet se kësaj liste pritet t’i shtohen edhe tri kandidate potenciale, por që tani për tani nuk dihen emrat e tyre.

Ndërsa besohet se nuk kanë arritur që të kalojnë Naser Rugova, Imet Rrahmani, Fidan Rekaliu dhe Mirjeta Kalludra.Ju kujtojmë se këto të dhëna janë pjesë e raportimeve jo-zyrtare të numrit të votave nëpër degët e LDK-së.

Gjithsesi, me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët për deputet nga KQZ-ja do të dihet saktësisht se kush janë deputetët e ri nga LDK-ja, prandaj të dhënat e sipërshënuara janë preliminare dhe jo-zyrtare, të cilat mund të ndryshojnë, por që besohet se ky është trendi aktual i numrit të votave për kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu