Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar statutin e partisë. Para se të marrë postin e Kryeministrit, Kurti siguron edhe postin e kryetari të partisë.

Të dielën e fundit të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje mblodhi Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Brenda kësaj mbledhje për orë të tëra janë zhvilluar edhe punime, që kishin të bënin me plotësim ndryshimin e disa pikave të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fokusi ishte tek pika 73.3 e statutit, që parashihet që kryetari i partisë nuk mund të mbajë dy pozita.

“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”

Ndërkohë, siç merr vesh T7 nga burimet e saj brenda Këshillit të Përgjithshëm, të gjithë një zëri janë pajtuar që kjo pikë të ndryshohet, dhe rrjedhimisht Albin Kurti edhe nëse bëhet kryeministër do të vazhdoj të jetë kryetar i partisë.

E ky vendim i KP të LVV po shihet si jo demokratik për një parti që ka promovuar demokracinë e brendshme të tyre.

Madje sipas Bekim Kabashit ky vendim i ri i VV-së këtë parti nuk e dallon asgjë nga partitë tjera në Kosovë.

T7 ka kërkuar përgjigje zyrtare nga VV për ndryshimet eventuale brenda statutit por nga kjo parti kanë parapëlqyer të mos flasin për këtë çështje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu