Lëvizja Vetëvendosje dega në Besianë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Besianës, Agim Veliu, ish-drejtorit të planifikimit urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit Florie Besholli, kallëzimi penal ka të bëjë me ndërtimet e egra në këtë komunë.

Kështu bëri të ditur njëri nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, në një paraqitje para mediave.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Besianës Agim Veliu, së bashku me dy vartësit e tij, ish-drejtorin e planifikimit urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit Florie Besholli, kallëzimi ka të bëjë me ndërtimet e egra në Komunën e Podujevës”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

“Ne fillimisht kemi dërguar një kërkesë me tri pyetje në Drejtorinë e Planifikimit Urbanistik dhe në bazë të përgjigjes që kanë dhënë kemi vërejtur se dy ndërtime janë në kundërshtim me rregulloren e planit urbanistik”, shtoi ai.

Tutje aty u tha se ka shkelje flagrante të planit urbanistik në Komunën e Podujevës.

Teksa u kërkua nga nga prokuroria të iniciojë rastin dhe Gjykata të nxjërrë një aktgjykim të merituar për personat në fjalë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu