Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur një mbledhje të saj, pas së cilës Besian Mustafa, në një konferencë për media ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për rezultatin e ngushtë mes LDK-së dhe LVV-së.

“Në Kryesinë e LDK-së diskutuam edhe një herë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me LVV-në, pra jemi po e quaj 50-50, atëherë po e presim certifikimin e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së. Pas këtij numërimi, siç e dini edhe një pjesë e vendvotimeve do të rinumërohen, pastaj do të presim rezultatin final, duke mos përjashtuar edhe rreth 45 mijë të votave, qoftë nga mërgata apo atyre me kusht, dhe personave me aftësi të kufizuar”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Mustafa ka thënë se nuk do të ketë negociata me LVV-në për koalicion deri sa të certifikohen të gjitha rezultatet e KQZ-së.“Negociatat për një koalicion të mundshëm do t’i rizhvillojmë në momentin e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Pra zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin e përfundimit të rinumërimit të KQZ-së për koalicion të mundshëm. Pas certifikimit pavarësisht kush do të del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin e votuesve. Mirëpo tani kemi një rezultat të ngushtë më pak se 2500 vota dallim. Pra takimi i radhës me LVV-në do të jetë veç pas numërimit të votave”, ka thënë ai.

Kutjojmë që dje janë takuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, për të diskutuar për një koalicion të mundshëm mes këtyre partive. /Telegrafi/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu