Shkruan:Nezir Kraki    LDK ka hall tjetërVjosa Osmanin e zgjodhen si « mish per top » duke e ditë që kryeministre s’do bëhet.N’fakt, këshilli inert i LDK-së (argatët e PDK-së) llogarinë e kanë tjeterkund, jo te kryeministria. Kandidatura « kamikaze » e Vjoses është arsyetimi më i mirë i tyre që të shkojnë dhe te humbin të vetëm në zgjedhje.

Kjo ua mundëson atyre « daljen në shitje » menjëherë pas zgjedhjeve. Domethënë, rikthimin në gjirin e dhunuesve të shtetit dhe marrjen e shumë ministrive bashk me vazhdimin e bizneseve tashmë aktive me nëntokën e kravatuar.LDK me këta që i ka në krye është veç një parti fiktive që ende merr vota me foto t’Rugovës. N’realitet nuk e ka asnjë peshë dhe asnjë legjitimitet konkret.

Çdo akt politik i saj, nga vdekja e plakut e këndej, ka qenë pazar i ultë që e ka ndihmuar zhbërjen e Kosovës. Kjo LDK e ka prodhuar (me pazar) edhe Hashim presidentin.Edhe rremuja fejsbukore rreth vakive të fundit në LDK është fiktive.Me 7 tetor LDK do rikthehet në atë që më së miri e bën – argat i PDK-se.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu