Pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi dje e që shkaktoi gati 30 viktima në Shqipëri, shumë tërmete të tjera kanë ndodhur.

Dhe, këto tërmete nuk ishin aspak joserioze pasi disa prej tyre arritën magnitudën mbi 5.

I tillë ishte edhe një tjetër që goditi Detin Adriatik me 10 kilometra thellësi para 30 minutave, shkruan Periskopi.

Ky tërmet kapte magnitudën prej 5,3 por nuk dihet lokacioni specifik i tij.

Ndërkohë, brenda Shqipërisë kanë qenë tri tërmete në harkun kohor të një ore, por të cilat mbërrinin vetëm deri në 1,1.

Tërmeti më i rëndë ka ndodhur në Ishujt e Fixhit e që arriti magnitudën prej 5,6 por i cili ishte në 570 kilometra në thellësi. /Periskopi

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu