Kryetari i PSD-së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se e ka pritur rezultatin e tij dhe të partisë së tij në Prishtinë, në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Nuk kam besuar që dal mirë në Prishtinë, por as nuk kam besuar që dal kaq keq”, është shprehur Ahmeti në emisionin Pressing të T7.PSD-ja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, së bashku me AAK-në kanë marrë vetëm 7 mijë vota në kryeqytet. Ky koalicion ka dalë i katërti në Prishtinë, pas Vetëvendosjes që doli e para, LDK-së e dyta dhe PDK-së që doli e treta.
Ahmeti gjithashtu ka thënë se nuk e ka shqyrtuar dorëheqjen sepse zgjedhjet lokale nuk lidhen me zgjedhjet qendrore.“Nuk kam shqyrtuar dorëheqjen sepse nuk i përziejmë zgjedhjet qendrore me ato lokale. Edhe pse nuk është se nuk na shkon mendja, megjithatë këto dy palë zgjedhje dallojnë”, shtoi Ahmeti.