Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në mënyrë indirekte ka paralajmëruar përfshirjen në qeverinë e re.

Megjithëse partia me të cilën AAK-ja është në koalicion PSD, është renditur e katërta për nga rezultati i votave të njerrura nga KQZ, Haradinaj sot ka thënë se do të angazhohen në disa tema konkrete, të cilat siaps tij janë në interes të shteti.Politika e jashtme, dialogu me Serbinë, ekonomia, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe arsimi, janë disa prej temave me të cilat Haradinaj, thotë se do të angazhohen, pa dhënë detaje tjera.

Reagim i tij i plotë:Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:Politikë e Jashtme
• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB • Statusi i kandidatit për BE• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizaveDialogu me Serbinë • Dialogu pa kushte me Serbinë• Taksa dhe reciprocitet deri në njohje• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues
• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së KosovësPolitikat ekonomike• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %• Rritje dhe stabilitet buxhetor• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal• Kosova e Re, investimi i Contour Global• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare• Shtimi i subvencioneve në bujqësi• Pagat 10% rritje çdo vit• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë KosovënSundimi i Ligjit dhe Siguri• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor
• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policëInfrastrukturë dhe zhvillim rajonal• Ligji për Mitrovicën• Rruga Deçan – Plavë• Rruga Prizren – Tetovë• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen• Autostrada e DukagjinitArsim dhe Politika sociale• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore• Rregullimi i pensioneve me ligjNdryshe, është thënë se LVV-ja si parti e parë në këto zgjedhje, bazuar në rezultatin preliminar të KQZ-së mund të bëjë koalicion me AAK-në për formimin e qeverisë. /Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu