Pas rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në vend, nga e premtja pritet të ketë ashpërsim të masave në vend.

Telegrafi mëson se nga e premtja, nga ora 18:00 deri në 05:00 pritet të ketë mbyllje, saktësisht të kufizohet lëvizja dhe kjo pritet të zgjasë për një periudhë të pacaktuar, deri në përmirësimin e situatës me COVID-19.

Ndryshe, sot në 16:30 Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 mban takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me coronavirusin.Në këtë takim pritet të merret edhe vendimi për ashpërsimin e masave. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu