Djali I Isa Mustafës, Besnik Mustafa, ka marrë sot një kërcënim nga një qytetar, ku vet Mustafa e ka publikuar mesazhin e tij në Facebook.

Në mesazh thuhet ndër tjera nga dërguesi se “kom met kall për së gjalli” e shumë ofendimi tjera banale.

Mirëpo ky mesazh nuk e ka shqetësuar shumë Besnik Mustafën.

Ai në Facebook ka shkruar: “Një prej zagarëve….bile mos u mshefni, nëse keni diqka veq kallxoni ku doni qysh doni”.

Kujtojmë se një kërcënim e mori mbrëmë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, nga anëtari i Nismës, Haxhi Hoti.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu