Pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, mbrëmë arrestuan M.P. (30) nga Paraçini, për shkak të një dyshimi të bazuar se kërcënoi në Facebook presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi BIA.

I dyshuari akuzohet përmes Facebook, ka kërcënuar presidentin serb me vrasje. Personi raportohet të ketë kërcënuar vazhdimisht Vuçiç, duke i theksuar se ai tanimë është në shënjestrën e tij.


Mbi fotografinë të cilën e postoi së fundmi shihet Vuçiç, presidenti malazes Milo Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës së BeH Milorad Dodik, ai shkroi:“Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën. Vuçiç të shikoj, e ti nuk di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes të nishanit optik ”. Siç pretendon BIA, i dyshuari është arrestuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu